Durrës/ 33-vjeçari kapet në flagrancë duke vjedhur një banesë

Durrës/ 33-vjeçari kapet në flagrancë duke vjedhur një banesë

Një hajdut banesash është arrestuar në qytetin e Durrësit. 33-vjeçari Andrea Shahai ka vjedhur banesën e një turkeje.

Kjo e fundit ka denoncuar në polici, ndërsa nga banesa i riu kishte arritur të vidhte dy aparate celular dhe një sasi parash.

Strukturat e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore  kanë bërë të mundur zbardhjen e vjedhjes së banesës së një shtetaseje turke, banuese në lagjen nr. 14 Durrës, duke identifikuar autorin e dyshuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në kërkim të autorit, ku gjatë kontrolleve  për kapjen e tij,  kanë marrë informacion se autori i dyshuar i vjedhjes ishte futur në një banesë tjetër për të vjedhur. Bazuar mbi këto informacione dhe të telefonatës të bërë nga i zoti i banesës, shërbimet e Policisë kanë mbritur në kohë reale në banësën e shtetasit F.A, ku kanë kapur dhe prangosur në flagrancë shtetasin Andrea Shahai. 33 vjeç, banues në  lagjen nr. 7, Durrës.

Nga verimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas në tentativë për të vjedhur ka goditur me grushte shtetasin F.A , por ndërhyrja në kohë e Policisë, bëri të mundur parandalimin e vjedhjes dhe të përshkallzimit të mëtejshëm të këtij rasti. 33-vjeçari më parë dyshohet se ka vjedhur në banesën e një 31-vjeçareje nga Turqia me banim në Durrës, dy aparate celular dhe një sasi parash.

Materialet procedurale dhe i kaluan Prokurorisë Pranë Giykatës së Shkallës së parë të Jurdikisionit të Pergjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme për  veprat penale "Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë" mbetur në tentative.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy