
Aferat e zyrtarëve të lartë të PS, së fundmi me çështjen Ahmetaj, për analistin Emiljo Çika në MCN live, ka të bëj me pikëpamjen politike, dhe si një ndodhi e tillë mund të cilësohet edhe si maja e Ajsbergut. "Sjellja e Ramës kundrejt çështjes së Ahmetaj, është në stilin e tij. Nga ana politike çështja Ahmetaj është e rëndësishme nga pikëpamja politike, një ndodhi shume e rëndësishme edhe për mazhorancën dhe për forcën se si nga ana tjetër duhet të reagojë opozita kundrejt këtij fenomeni. Kryeministri është në stilin e tij, gjithmonë ka përfaqësuar këtë lloj përballje për mënyrën me situata të tilla të cilat vërtet rasti i Ahmetaj, ndoshta është më i rëndësishme edhe për pozicionin që ka mbajt në parti dhe qeveri. Por nga ana tjetër duhet thënë që ka pasur edhe problematika të mëdha në qeveritë e kaluara, ndoshta kjo është maja e Ajsbergut, nuk e dimë. Për të bërë pastrimin e figurës së qeverisë në këto skandale të zyrtareve të saj, analisti Çika propozon qarkullim elitash, ose edhe zgjedhje te parakohshme, të cilat duhet të ndodhin në shtator. "Ajo që do duhej të ndodh në vazhdimësi, është mos shmangia dhe llogaridhënia e tërë qeverisë dhe rrjedhimisht kryeministri i vendit, i cili është maja e piramidës në këtë aspekt. Kryeministri duhet të dal dhe të jap sqarime, jo vetëm të një video që thjesht mban qëndrimin e tij politik. Rama duhet që të ndërmarrë një aksion politik në shtator, nëse do që të pastrojë dhe të qartësoj ikonën e tij dhe të tërë qeverisë në lidhje me këto skandale. Por që të shkoj deri aty, në aspektin politik, që Rama duhet ët ndërmarr një purifikim, pastrim qoftë të qeverisë, qoftë edhe të asaj që quhet qarkulli të elitave. Është e domosdoshme dhe alarmante qarkullimi i elitave në qeveri por jo vetëm aty por edhe brenda asaj që është PS. Kemi që në 2013, shohim figura të cilat janë dhe kanë mbështetur Ramën, ata promovohen. Nëse PS kërkon që të vazhdojë pse të ketë mundësi për mandate te tjera, që të ketë patjetër një qarkullim elitash. Kontributet janë politike, administrative, shoqëria civile, rëndësi ka pastërtinë e figurës së kandidatit. Ndoshta edhe të ndërmarrë zgjedhje të parakohshme, do te jetë zgjidhja me e mirë, sepse opozita nuk ka përballë dhe e rastin konkret edhe pse kemi të gjitha këto zhvillime qe nuk janë në mbështetje te PS, pikërisht për mos arsye të mos ekzistues reale të një opozite tjetër, diku tjetër jashtë vendit, do te kishin rënë jo një por disa qeveri".



