Pas një mungese prej më shumë se 90 vitesh, gjitari më i madh në Tokë është rishfaqur, një ngjarje kjo historike për njerëzimin, sipas shkenctarëve.

Bëhet fjalë për tapir-in e Amerikës së Jugut, i njohur me emrin shkencor si “Tapirus terrestris”, që është kapur nga kamerat e Institutit Shtetëror të Rio De Zhaneros, INEA.

Mamali me peshën më të madhe në Tokë është rikthyer sërish në habitatin e tij, në rajonin e Kosta Verde.

Për afro një shekull nuk kishim asnjë evidencë të ekzistencës së këtij gjitari. Për të fundit herë ky gjitar ishte parë në Parkun Kombëtar Serra dos Órgãos.

Zhvillimi i madh urban dhe gjuetia, kishte ndikuar në dëbimin e këtij gjitari nga pylli, duke e vendosur kësisoj në listën e specieve të rrezikuara.

I njohur si "kopshtari i pyllit", tapiri i Amerikës së përhap fara duke ndihmuar pyllin të rigjenerohet me çdo shëtitje dembel. Kthimi i tij në Pyllin e Atlantikut, një pikë e nxehtë e biodiversitetit, shihet si një mesazh shprese për natyrën.

“Ky zbulim është një kujtesë e fuqishme se sa thelbësore janë zonat e mbrojtura dhe puna e përqendruar e ruajtjes për rikthimin e kafshëve të egra ikonike”, tha një zëdhënës nga INEA.