Ka mbërritur sot në Presidencë shkresa e Partisë Socialiste për propozimin e Edi Ramës si kryeministër.
Këtë të shtunë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, në zbatim të nenit 96 të Kushtetutës, i dërgoi Presidentit Ilir Meta propozimin e partisë, që ka shumicën e vendeve në Kuvend, për Edi Ramën kryeministër.
Dy ditë më parë Rama prezantoi qeverinë e re të mandatit të tretë, që do të drejtojë vendin. Sakaq, kreu i shtetit ka dekretuar datën 10 shtator për nisjen e punimeve në Kuvendin e ri të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Pas më shumë se dy vitesh që nga djegia e mandateve në bllok në Kuvend rikthehen edhe partitë e opozitës, PD dhe LSI.
Emrat e ministrave të qeverise 'Rama 3'
Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja
Ministër i Punëve të Brendshme - Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro
4 ministra shteti
Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve
Kryetare e Parlamentit
Lindita Nikolla



