Bisedimet Shqipëri-Greqi/ Andoni: Nuk ka asnjë zgjidhje pa hequr ligjin e luftës

Bisedimet Shqipëri-Greqi/ Andoni: Nuk ka asnjë zgjidhje pa hequr ligjin e luftës

Analisti Ben Andoni e sheh të vështirë arritjen e një marrëveshjeje Shqipëri-Greqi, përsa kohë kjo e fundit nuk ka hequr ligjin e luftës. Andoni tha në MCN se pengesa nga shteti fqinj do të ketë edhe për integrimin e vendit në BE. 

 

Nuk besoj se do të arrihet zgjedhje. Është e vështirë. Shqipëria me Greqinë janë afruar disa herë për të zgjidhur probleme themelore. Shkaku është ligji i luftës. Mund të ketë një dokument për marrëdhëniet tona, por në këto momente dy vendet për shkak të marrëdhënieve të tjera duhet të rishikojnë traktatin e miqësisë. Pa hequr ligjin e luftës, Greqia do të nxjerrë bishta, e para për pronat e minoritetit linguistik në Himarë. 

 

Qeveria shqiptare për hir të së vërtetës ka qenë ideatori por në mandatet e tjera nuk ka pasur përparim. Pa hequr ligjin e luftës, pa gjetur një rrugë për kthimin e pronave të shqiptarëve që janë shtetas të Shqipërisë. 

 

Uroj që kapaciteti intelektual i vendit të përfshihet mirëfilli sepse përsa i përket çështjes së detit, Greqia ka ekspertët më të mirë. Duhet të presim që të gjykojmë. 

 

Është një vend që i ka krijuar probleme Bullgarisë. Madje kujtdo vendi tjetër të BE. dhe besoj që Shqipërinë nuk ka për ta lënë aq kollaj sa e paraqet zoti Rama. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy