Meta në Thumanë: Ka njerëz nën rrënoja, të shpëtojmë çdo jetë

Meta në Thumanë: Ka njerëz nën rrënoja, të shpëtojmë çdo jetë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një prononcim për mediat nga Thumana, teksa shprehu mesazhe ngushëllimi për familjarët e viktimave, foli edhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Meta tha se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme është një hap pozitiv.

“ Do të bëhet një vlerësim total, kjo kërkon kohë sepse nuk mund të shmanget vëmendja nga kërkimi i njerëzve që janë ende nën rrënoja me shpresën dhe vendosmërinë për të shpëtuar çdo jetë që mundet. Pastaj çdo gjë do të bëhet në mënyrë më transparente, si përllogaritja, kjo nga fakti që është shpallur gjendja e jashtëzakonshme”.

Kreu i shtetit vlerësoi ndihmat e ardhura nga shumë vende, duke u ndaluar tek Kosova.

“Fakti që është shpallur për të paktën 2 qarqe është një hap pozitiv i angazhimit në këtë drejtim. Reagimi ka qenë i menjëhershëm i jashtëzakonshme nga të gjitha vendet. Me ndihmën e tyre të përfundojmë dhe të kemi një bilanc. Ndihma nga Kosova ishte e shkëlqyer, e konsiderueshme”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy