26-vjetori i FRESSH-it, Rama: Na presin beteja me ata që janë bashkuar për veten, jo për Shqipërinë

26-vjetori i FRESSH-it, Rama: Na presin beteja me ata që janë bashkuar për veten, jo për Shqipërinë

Kryeministri Rama mori pjesë në një takim me të rinj të Forumit Rinor Eurosocialist Shqiptar, me raston e 26-vjetorit të themelimit të tij. Rama tha se në pesë vjet qeverisje, socialistët kanë bërë shumë për vendin, por ka ende shumë për të bërë. Kreu i qeverisë tha se pas fitores së mandatit të dytë, socialistët kanë përpara beteja të tjera, por prioritet mbetet përmbushja e pritshmërive të qytetarëve.  

“Duke qenë se në këtë ditëlindje, ne takohemi në të parën mbledhje të madhe, dua t’ju falënderoj sot dhe t’ju kujtoj sa shumë kemi për të bërë vajzave dhe djemve nga Vlora, Fieri, Lezha, Kukësi, Elbasani, Gjirokastra, Berati, Dibra, Korça, Durrësi, Shkodra e Tirana. Kemi bërë shumë por ka ende shumë për të bërë. Mos harroni, ka së shpejti një betejë për të fituar në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë. Beteja jonë përballë atyre që janë bashkuar jo për Shqipërinë, po për veten. Ne të gjithë e ndiejmë se pritshmëria e madhe e njerëzve që na votuan ka ende një mal të tërë vështirësish për të kapërcyer për t’u takuar me realitetin e shtetit që ne duam të bëjmë. Përballë kësaj pritshmërie dhe historive të dhimbshme të marrëdhënies mes qytetarëve dhe shtetit, ne duhetë të jemi më kokulur dhe më modestë se asnjë herë tjetër”, tha Rama.

Kreu i qeverisë iu rikthye episodit të takimit të djeshëm në Mirditë, ku një mësuese e diagnostikuar me kancer evidentoi mungesën e ilaçit në spitalet publike. Rama tha se pavarësisht se është siguruar në sasi të mëdha, ky ilaç mbetet i pamjaftueshëm në raport me nevojën që ka për të në spitalet shtetërore. Ai premtoi se sigurimi nga shteti i ilaçeve me të cilat trajtohen të sëmurët me kancer është një detyrim që do të përmbushet shumë shpejt.

“Çdo hall i një njeriu të zakonshëm duhet të jetë një hall i yni. Dje në Mirditë u ngrit një mësuese që rrëfeu situatën e saj dramatike me shëndetin. Është diagnostikuar me kancer dhe pasi tregoi për përkushtimin dhe kujdesin e mjekëve tha se prej disa muajsh i është ndërprerë kura për shkak të mungesës së një ilaçi që kushton shumë. Përballë një historie të tillë ka dy mënyra për të qëndruar. Njëra është për të thënë: Sheti i poshtër, krimi, droga e korrupsioni i kanë ndërprerë kurën një mësueseje sepse nuk i intereson shëndeti i saj. Kjo është mënyra si mendon opozita. Mënyra tjetër është për të mos e mbyllur bisedën aty, por për të vazhduar betejën me atë mësuese dhe ata që kanë nevojë për atë ilaç. Sot shteti garanton 4000 flakonë, por duhen 5000. Janë 1000 flakonë që na ndajnë. Por jashtë kësaj beteje shifrash, se kush është më i zoti – dhe dihet se kush është - ne duhet të zgjidhim problemin për të mbyllur përfundimisht ciklin e kësaj përpjekjeje që vazhdon prej 27 vjetësh.  Ne do të çojmë deri në fund detyrimin tonë. Ne do t’i garantojmë ilaçin jo vetëm mësueses nga Mirdita, por çdonjërit që ka nevojë”, tha ai.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy