Numri i viktimave si pasojë e Covid-19 në të gjithë botën ka arritur në mbi 1.5 milionë.
Në faqen zyrtare të “Worldometer”, e cila pasqyron të dhëna të përditësuara përsa i përket shifrave të pandemisë, por jo vetëm, janë regjistruar 1.500.271 viktima si pasojë e infektimit me Covid, ndërkohë që numri i përgjithshëm i infektimeve raportohet të jetë në 64.897.870.
SHBA vijon të kryesojë listën si vendi me më shumë viktima, me një bilanc prej 279.867 persona që kanë humbur jetën.
Vendin e dytë për numrin e lartë të viktimave e mban Brazili me 174.531 viktima, India 138.657, Meksika me 107.565, Britania e Madhe 59.699, Italia 57.045, Franca 53.816, Irani 48.990, Spanja 45.784, Rusia 41.607 dhe Argjentina 39.156.
Numri i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë raportohet 44.993.631.



