
Pas ekipit që i lumturoi duke prerë një biletë për në finalen e Champions League pronari i Manchester United ka vendosur të gëzojë sërish tifozët.
Sheiku Mansur ka marrë përsipër të paguajë kostot e udhëtimit të 6 mijë tifozëve për finalen e Champions League që luhet kundër Chelsea-s në Portugali më 29 maj. Kjo për shkak të situatës së vështirë që ka krijuar pandemia.
Në Do Dragao, stadiumin e Portos, do të lejohen 12 mijë tifozë, 25% e kapacitetit. 6 mijë do jenë tifozë të Manchester City-t dhe 6 mijë të Chelsea-s.



