Thoma: Spitalet kanë kapacitete për të sëmurët mendorë, shtrimi bëhet kur ka tentativë për suicid

Thoma: Spitalet kanë kapacitete për të sëmurët mendorë, shtrimi bëhet kur ka tentativë për suicid

Mjekja psikiatre Irena Thoma foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi problematikat e të sëmurëve mendorë në Shqipëri, pas rastit të vetëvrasjes së një 67-vjeçareje në kryeqytet.

Thoma thotë se gjendja e pacientit vlerësohet nga specialistët psikiatër, duke shtuar se shtrimi në spital bëhet kur ka indikacione.

Ajo vë në dukje se spitalet kanë kapacitete për të sëmurë të tillë, ndërsa thotë se shtrimi urgjent bëhet kur ka tentativë për suicid. Mjekja psikatre thekson se është e vështirë të kuptohet kur një njeri po mendon vetëvrasjen.

Të sëmurët mendorë shtrohen në spitale kur kanë indikacion për shtrime, këto specifikime i bëjnë specialistët psikiatër. Ata vlerësojnë nëse gjendja e pacientit është rënduar dhe kanë nevojë. Një pjesë e mirë e pacienteve ndodhen ne banesa dhe marrin shërbimin ambulator. Spitali ka kapacitete, ka edhe 13-14 mjekë psikiatër. Për sa kohë që pacientet kanë indikacione për hospitalizim bëhet shtrimi në spital. Të gjitha sëmundjet psikiatrike mund të kenë simptoma që shoqërohen me ide suicidale, mendime suicidale. Hospitalizimi urgjent bëhet kur konstatohet tentativë për suicid. Por nuk është kaq e thjesht për t’u kuptuar. Është e vështirë për t’u kuptuar. Konsultat e rregullta me specialistët bëjnë vlerësimin dhe ndërhyrjen në kohën e duhur”.

Duke iu referuar rastit të fundit të vetëvrasjes së një 67-vjeçareje në Tiranë, Thoma u pyet nëse është normale që persona të tillë të jetojnë me familjarët. Mjekja psikiatre u shpreh:

 Rasti duhet të vlerësohet, të kuptohet çfarë simptomash janë konstatuar, çfarë përpjekje është bërë nga familjarët dhe personeli mjekësor. Është e vështirë për të kuptuar nëse është ndërhyrë në kohë. Të dhënat janë shumë të vakëta për të mbërritur ne në një konkluzion të tillë”.

E pyetur nëse është rritur numri i vetvrasjeve në Shqipëri, mjekja psikiatre tha se s’mund të flasim pa statistika.

Është shumë gabim të flasim me hamendësism. Vetëm vlerësimi statistikor, do ta përcakonte nëse do kishim rritje të numrit të tentativave apo suicideve”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy