Berisha sulmon Ramën: Komisionet hetimore do paraqisnin abuzimet jo vetëm të thjeshtrës, por edhe të nënës së saj

Berisha sulmon Ramën: Komisionet hetimore do paraqisnin abuzimet jo vetëm të thjeshtrës, por edhe të nënës së saj

Kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha sulmoi kryeministrin Edi Rama një ditë para vendimit të GJKKO mbi kërkesën e SPAK për vendosje të masës "arrest shtëpie" ndaj tij.

Berisha i konsideroi këto Krishtlindje në kushtet e diktaturës së bandës së udhëhequr nga Rama. Ai  theksoi se komisionet hetimore të opozitës do të paraqisnin jo vetëm abuzimet e thjeshtrës së kryeministrit, por edhe bashkëshortes së Ramës. 

Edhe njëherë nga zemra uroj gëzuar Krishtlindjet. Sot unë kam zgjedhur të bisedoj me miqtë e mi në rrjetet sociale. Ajo çka unë mund të theksoj se ne festuam këto Krishtlindje në diktaturën e bandës, të udhëhequr nga Edi Rama. Kjo diktaturë nuk ka në bazë ideologjinë marksiste-leniniste, nuk shpall forcë lëvizëse luftën e klasave, por kjo diktaturë ka si forcë kryesore lëvizëse aleancën me krimin e organizuar dhe drogën.
Në këtë vend, krimi dhe kreu i tij, Edi Rama, vendosin kudo, vendosin në rrugë, në qelitë më të sigurta të burgjeve, në parlament, në prokurori, në ekzekutiv dhe në çdo skutë të këtij shteti.
Kjo aleancë ka fshirë ose ka shndërruar në letër të vdekur, ligjet e mira, demokratike që u hartuan dhe u miratuan në këto dekada. Për të garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut, për të garantuar pronën, për të garantuar dinjitetin njerëzor dhe zhvillimin e vendit.

Kjo aleancë vendosi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Kjo aleancë dikton sot me forcën më të madhe rezultatin e zgjedhjeve. Imagjinoni në Shkodër se si i përmbys rezultati nga bandat e blinduara të qeverisë dhe ministrave të saj në bashkëpunim. Në këtë aleancë pra, krimi, droga, hanxharët e krimit shndërrohen në vota dhe vota përsëri shndërrohet në krim.
Në këtë aleancë, opozita nuk mund të tolerohet, asaj i mohohen të drejtat elementare kushtetuese. Ju jeni dëshmitarë se si Edi Rama, i mohoi në një mënyrë skandaloze, të pashembullt, deputetëve të opozitës të drejtën e komisionit hetimor parlamentar, i cili duhet të jemi të hapur, është e drejtë kushtetuese e patjetërsueshme. Dhe pa diskutim që ato komisione në epiqendër do kishin Edi Ramën.

Do kishin megavjedhjet e tij qindra milionëshe në aferat e sterilizimit, në aferën e checkupit, në aferat e energjetikës dhe në një seri aferash tjera. Por ato, komisionet do kishin objekt hetimi vjedhjet familjare të tij. Në mënyrë të përsëritur, PD ka denoncuar thjeshtrën e cila fiton në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjit, me dhjetëra tendera nga pushteti i njerkut të artë. Dhe njerku i artë nuk pasqyron prej tetë vitesh në formularin e tij të deklarimit të pasurive, asnjë qindarkë nga fitimet marramendëse të thjeshtrës, e cila ka fituar për shkak të pushtetit të njerkut me dhjetëra e dhjetëra tendera. Në vend të hetimit, Edi Rama ka zgjedhur bllokimin e hetimit dhe mashtrimin e shqiptarëve se ajo nuk është pjesë e familjes sime. Thjeshtra është vajza e Linda Ramës dhe në të gjitha ligjet e vendit është pjesë e familjes Rama. 

Para 4 vitesh, Rama e pranonte të tillë, kurse tani që i dalin në dritë të gjitha abuzimet, ai refuzon. Këto komisione do të paraqisnin abuzimet jo vetëm të thjeshtrës, por edhe të nënës së saj, e cila ka shumëfishuar të ardhurat gjatë këtyre viteve në një konflikt interesi, pasi merr fonde nga donatorët dhe zhvillon projekte me qeverinë. Natyrisht këtu ajo shuan çdo shans për konkurrencë të ndershme, shuan çdo shans që dikush tjetër ta bënte projektin shumë më mirë. Pra, jemi në këtë situatë në të cilën ai i mbyll derën komisioneve hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy