Tërmetet/ Brahaj: Në Turqi ka panik, ekspertët paralajmërojnë lëkundje në Qipro. Ende asnjë dorëheqje, por vetëm “gjueti shtrigash”! (VIDEO)

Tërmetet/ Brahaj: Në Turqi ka panik, ekspertët paralajmërojnë lëkundje në Qipro. Ende asnjë dorëheqje, por vetëm “gjueti shtrigash”! (VIDEO)

Gazetari Sokol Brahaj foli në MCN Live mbi situatën në Turqi, që është goditur dje nga një tjetër tërmet, që ka lënë të paktën 6 të vdekur dhe 300 të plagosur.

Brahaj tha se ka një panik të përhapur në masë sa i takon tërmeteve në Turqi, ku ekspertët kanë paralajmëruar tërmete edhe në Qipro apo ishujt grek në afërsi me Turqinë.

Brahaj tha se ende nuk ka asnjë dorëheqje në nivel ministri, apo guvernatori, por vetëm “gjueti shtrigash”.

Paralajmërojnë që ka shumë zona që do ketë tërmete të këtyre ballëve. Ai që ra mbrëmë la 300 të plagosur, ndërsa janë 6 viktima. Janë rrënuar shumë ndërtesa. Në Hattay pothuajse çdo gjë është bërë rrafsh. Tërmeti që ra mbrëmë ka bërë panik në gjithë Turqinë, sepse pllaka tektonike mund të ketë krijuar lëvizje dhe shpërthim energjie që mund të ndikojë në tërmetin e Marmarasë apo Egjeut.  Paniku është hapur në masë, ekspertët flasin më hapur, dhe thonë që tërmete të tjera do të kemi në Qipro dhe ishujt grek që janë në kufi me Turqinë. Autoritetet paralajmërojnë popullin që mos hyni në ndërtesat tuaja pa pasur lejen e ekspertëve. Viktimat e djeshme kanë qenë të këtij lloji, ku njerëzit kanë hyrë në banesat gjysmë të dëmtuara duke mos dëgjuar autoritetet. Rrugët janë çarë dhe mbrëmë kanë qenë të papërdorueshme, janë çarë 10-20 cm, edhe gjysmë metri. Policia dhe grupet e ‘security’ kanë bllokuar çdo lloj lëvizje makine.

Është një zonë shumë e madhe, sa Anglia. Në Turqi zgjedhjet do shkojnë në 18 qershor, dhe qeveria ka filluar propagandën për fushatën elektorale. Që nesër tha Presidenti do fillojmë themelet. Atje ka rrënoja të shumta. Është një zonë në gjendje të jashtëzakonshme. Lë shumë për të dëshiruar, higjienika, varret masive. Opinioni turk dhe disa nga mediat turke thonë se shifrat që thotë qeveria janë shumë të vogla. Është interesante që kemi 41 mijë viktima, dhe të mos japë asnjë dorëheqje asnjë ministër, asnjë guvernator. Fajin e ka politika. Janë bërë me mijëra fletë-arreste për ndërtuesit. Gjendja e jashtëzakonshme u jep mundësi qeverive që të bëjnë gjëra të paimagjinueshme. Shteti turk del për 'gjueti shtrigash'. Mbi 50 për qind e ndërtesave kanë qenë të 20 viteve të fundit, që do të thotë se lejet janë dhënë nga qeveria e Erdoganit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy