Lidhja e Lezhës, Xhufi: Skëndërbeu u pa si kalorës që do pengonte daljen e fuqive osmane në perëndim, erdhi me idenë për të krijuar Mbretëri

Lidhja e Lezhës, Xhufi: Skëndërbeu u pa si kalorës që do pengonte daljen e fuqive osmane në perëndim, erdhi me idenë për të krijuar Mbretëri

Historiani Pëllumb Xhufi deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se Besëlidhja e Lezhës është rasti i parë që një drejtues, Gjergj Kastriot Skëndërbeu arriti të realizojë një bashkim të gjithë krerëve.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Xhufi tha se Skëndërbeu e mbështeti rezistencën e tij anti-osmane në fshatarësinë e lirë dhe tek masat e gjera, pasi atyre asokohe nuk i interesonte të ndryshohej rendi socio-ekonomik dhe besimi fetar.

Më tej Xhufi tha se Besëlidhja i dha frytet e saj po në vitin që u realizua, pasi në një nga betejat e 1944 Skënderbeu u bë i njohur ndërkombëtarisht, dhe u njoh si kalorës që do pengonte daljen e fuqive osmane në Perëndim.

Është një ngjarje shumë e rëndësishme, tentativë e parë që bën një shtetar shqiptar, Skënderbeu për të bashkuar mundësisht të gjithë princat në funksion të një beteje të ardhshme që do ishte për jete a vdekje siç ishte ajo me Perandorinë Osmane. Ai i ishte i qartë, kishte përvojën e duhur, që një ndërmarrje e madhe nuk mund të përballohej pa u bashkuar, në këtë funksion ai organizoi mbledhjen e princërve për të organizuar një lidhje të krerëve shqiptarë që do kontribuonin me trupa, financa, për të realizuar qëndresën anti-osmane.

Mblodhi një numër të konsiderueshëm, nga Balshajt e veriut deri tek Muzakajt e Arianitët. Natyrisht nuk erdhën të gjithë dhe jo të gjithë i qëndruan deri në fund. Pati dhe bjerrje. Në momente të caktuara ndonjë nga këta princër e braktisi. Skënderbeu e mbështeti rezistencën dhe në masat e gjera, në fshatarësinë e lirë, që ishin të interesuar të mos ndryshonin kushtet socio-ekonomike dhe që pushtuesi të sillte një besim të ri. Kjo siguroi masivitetin e  luftës së tij. Është rasti i parë që një drejtues arrin të realizojë një bashkim të krerëve.

Përmendet që ishin dhe princërit e Zetës që ishin të familjes Gjurashi që e kthyen në Cërnojeviq. Familja e Skënderbeut kishte lidhje familjare. Një nga motrat ishte martuar me Gjurak Cërnojeviq-in e Malit të Zi. Edhe krushqitë në mesjetë ishin akt politik. Koalicioni kishte qëndrueshmëri dhe nga lidhjet familjare. Skënderbeu arriti ta realizojë lidhjen e Lezhës që i dha frytet e veta që atë vit në 1444. Pati një betejë e cila i dha njohjen ndërkombëtare Skënderbeut. Fitorja u njoh në Venedik, Napoli. Doli dhe një kalorës i ri që do pengonte daljen e fuqive osmane në perëndim. Shqipëria ishte pika nevralgjike e mbrojtjes së mbarë Evropës.

Shtëpitë e vjetra nuk ishin më ato të fillimit të shekullit XV. Kishin dalë familje të reja. Njëra ishin nga Kastriotët, e më pas Balshajt. Balshajt arritën një shtrirje më të gjerë. Ato shkuan deri në Kostur deri në 20 vjet. Me Vlorën si qendër e Balshajt të dytë. Kishte ardhur koha e familjeve të reja. Para se të kthehej Skënderbeu ka pasur kryengritje të mëdha nga këto familje. Ariantiti dhe familja e tij pati jehonë të madhe, por u shtypën dhe ngelën këto familjet e princërve më të rinj. Që derisa pa u kthyer Skëndërbeu notonin në një marrëdhënie gjysmë vasaliteti. I paguanin një haraç Portës së Madhe. Skënderbeu erdhi me ide të re, për të krijuar një Mbretëri. Donte të bëhej Mbreti. Dinte gjuhë të huaja. Kancelaritë e huaja thonin që fliste një italishte elegante. Në letrat që shkruante ndonjëherë shkruante dhe ashpër, por italishten e njihte në mënyrë të shkëlqyer. Skënderbeu erdhi me tjetër qëllim, ai e kuptoi që Shqipëria fitonte rol të veçantë. Duhet të zinte bregdetin për të mos lejuar Osmanët. I jepte shansin për t'u bërë pjesë e një koalicioni mbarë evropian. Ishte energjik, i fuqishëm dhe u imponua. Skënderbeu ishte ushtruar në beteja, qoftë në favor të portës osmane.

Gjon muzaka thoshte që ishte kapiten mbi kapitenët, ai shkruante se çfarë do bëhet me Shqipërinë pas vdekjes së Skënderbeut. Ishte i padiskutueshëm dhe u imponua me idetë e tij, dhe konceptimin për të krijuar një mbretëri. Mbretëria do ishte bërë dhe ai do ishte shpallur mbret. Fat i keq e desh  që Papa piu të vdiste në momentin që po niste kryqëzata dhe ai u desh të luftonte i vetëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy