Princi Ëilliam dhe Dukesha e Kembrixhit Kate e fillojnë dekadën e re në emër të mbrojtjes së planetit, duke premtuar "një dekadë veprimi për të riparuar Tokën", në bazë globale, për të inkurajuar ndërhyrjet në temën e ndryshimit të klimës. Pesë fitues do të nderohen çdo vit me “Earthshot Prize” në periudhën kohore midis 2021 dhe 2030. Çmimi do të jetë në të holla për individë ose organizata që do të propozojnë zgjidhje për problemet mjedisore, raporton BBC. Për të shpallur iniciativën, u krijua një video me zërin narrativ të natyralistit të mirënjohur anglez Sir David Attenborough i krijuar për mediat sociale, ndërsa publikimi zyrtar do të bëhet gjatë vitit 2020.



