Zyrtari amerikan: Rusia po blen raketa nga Koreja e Veriut

Zyrtari amerikan: Rusia po blen raketa nga Koreja e Veriut

Rusia po blen miliona raketa dhe predha artilerie nga Koreja e Veriut për t'i përdorur në fushën e betejës në Ukrainë.

Kështu tha një zyrtar amerikan për CNN duke shtuar se blerja tregon se ushtria ruse vazhdon të vuajë nga mungesa të rënda të furnizimeve në Ukrainë, pjesërisht për shkak të kontrolleve të eksportit dhe sanksioneve. 

Zyrtarët e SHBA besojnë se rusët mund të kërkojnë të blejnë pajisje shtesë ushtarake të Koresë së Veriut në të ardhmen.

Irani dhe Koreja e Veriut, të dyja objektiva të sanksioneve të rëndësishme perëndimore, kanë kërkuar të thellojnë lidhjet me Rusinë që kur Presidenti Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë në shkurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy