Situata e gripit në vend vazhdon të jetë në nivele të larta, pohon mjekja pediatre Sonila Brati.
E ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohuni me MCN,” mjekja theksoi se ka një mbivendosje të disa virozave.
Kjo është një virozë e cila ka qarkulluar edhe vjet me temperaturë të lartë kemi pasur edhe në janarin e viti të kaluar, por këtë vit janë raste më të shtuara dhe ka përsëritje dhe rivendosje të virozave.
Na ka ndodhur që një fëmijë të rikthejë vizoren 2-3 herë brenda këtij muaji. Ata janë munduar të shmangin përdorimin e antibiotikëve për trajtimin e virozave, duke pasur frikën nga temperaturat e larta, 39-39.5°C, pa ndonjë shkak të dukshëm.
Antibiotikët janë përdorur vetëm në raste kur viroza ka zgjatur për një periudhë të gjatë ose ka shkaktuar bronkopneumoni.
Pediatrja theksoi se aktualisht ndodhemi ende në majë të kurbës së infektimeve, ndërkohë që te të rriturit ka një rënie të dukshme të rasteve.
Brati gjithashtu theksoi se viroza është ndikuar nga shumë faktorë, duke përfshirë ndryshimet në klimë.
Unë vazhdoj të jemi në majë të kurbës për fëmijët, te të rriturit kanë një lloj rënie, por te fëmijët ende jo.
Sot nuk kemi dimra të ngjashëm me ato që kemi pasur dikur, me temperatura nën zero. Sot, gjatë ditës, temperaturat arrijnë deri në 16-18°C, ndërsa në mëngjes janë rreth 2-3°C, dhe fëmijët janë të ekspozuar, zhvishen dhe ftohen.
Viruseve tani nuk u përkasin më stinëve të caktuara. Dikur i kishim gjatë dimrit, por tani i shohim gjatë gjithë vitit dhe me një agresivitet më të lartë.



