Arkitektura e neolitit, Anastasi: Vendbanimi i Linit, model për Ballkanin dhe Europën

Arkitektura e neolitit, Anastasi: Vendbanimi i Linit, model për Ballkanin dhe Europën

Vendbanimi neolitik me palafite në brigjet perëndimore të Linit në Pogradec mund të ketë shërbyer si model në Ballkan dhe në Europë. Në studion e lajmeve, Adrian Anastasi, drejtues shkencor i projektit, tha se gjetjet e deritanishme po përdoren për të rindërtuar peizazhin e 7500 viteve më parë dhe flasin për një hap evolutiv në ndërtimin e vendbanimeve të hershme: zhvendosjen mbi ujë. Të dhënat deri tani sugjerojnë se ky lloj i ri arkitekture ka lindur për herë të parë në Lin.

Në rastin konkret po merremi me një vendbanim të rëndësishëm. Po flasim për një arkitekturë të re që shfaqet në Ballkan dhe Europë, një vendbanim mbi liqen. Për një shoqëri të hershme, kjo është e guximshme dhe inovative si ide. Shpresojmë që të konfirmohet dhe të jetë sa më i plotë si argument, por jemi duke folur për një vendbanim që shërben si model në Ballkan dhe Europë.

Analizat do të japin në rreze rreth 30 km si ka qenë peizazhi, si ka qenë bimësia, gjuetia. Ishin bujq dhe për herë të parë kthehen të stacionuar. Nuk janë më një shoqëri në lëvizje. Raporti me ujin është i hershëm por kanë edhe bestytnitë e tyre. Ideja është që ne të krijojmë arkeologjinë e peizazhit, atë si ka qenë ky vendbanim 7500 vjet më parë. Deri tani kemi hasur dhe po përpiqemi të kuptojmë lëvizjen e nivelit të liqenit, që nuk është e manifestuar në amplitudë të madhe.

Do theksoj diçka, nëse ne na konfirmohen, ashtu siç jemi gati të bindur që kjo arkitekturë ndërtimi ka lindur në Lin për herë të parë, kjo nuk duhet konsideruar si rezultat olimpik.

Sipas Anastasit, ndërsa vendbanimi i Linit pritet të kthehet në një pikë referimi për studiuesit, janë disa vendbanimet e tjera të cilat kanë ngjallur interesin e studiuesve.

Jemi duke folur për një evolucion në arkitekturën e vendbanimeve. Ka përputhje me një vendbanim tjetër të rëndësishëm, siti i Dunavecit, i cili e ka vuajtur tharjen e kënetës së Maliqit dhe ne tani jemi përqendruar dhe duam të shohim të gjitha këto lidhje dhe të dhëna plotësuese për një studim akoma më të mirë të këtij vendbanimi. Në Ohër kemi edhe 3 vendbanime të tjera, një nën ujë në liqenin e Prespës, që ka karakteristike me mjaft interes shkencor. Nuk është një rast i rrallë vendbanimi palafit i Linit, por do të jetë një pikë referimi për studiuesit.  

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy