Osmani: Superioriteti teknologjik do të përcaktojë dhe dominancën mes Kinës dhe SHBA

Osmani: Superioriteti teknologjik do të përcaktojë dhe dominancën mes Kinës dhe SHBA

Kryetari i Lëvizjes Atdheu, Kreshnik Osmani thotë se mikroçipat dhe semikonduktorët do të jenë zemra e betejës së ashpër mes Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe Kinës, në atë që quhet superioriteti teknologjik në tokë, në det dhe në ajër.

Në emisionin “Bilardo” në MCN TV, ai deklaroi se lufta hapësinore e cila mund të nisë, mund të jetë përplasje bërthamore në hapësirë, pasi hapësira është burimi kryesor i shërbimeve inteligjente në tokë dhe që furnizon shërbimet inteligjente ën tokë të gjitha luftërat fitohen nga informacioni dhe shërbimi sekret.

Sipas tij, superioriteti teknologjik në të gjitha fushat, do të përcaktojë dhe dominancën mes Kinës dhe SHBA.

Superioriteti teknologjik në tokë, në det, në ajër dhe në teknologjitë e ardhshme ushtarake, lidhet me teknologjinë e semikonduktorëve që praktikisht ndodhet në Tajvan, Tajvani është fabrika e botës që përfaqëson 92-98% të teknologjisë së semikonduktorëve e cila shkon për llogari të teknologjisë amerikane.

Kinezët duan ta shtien në dorë këtë dhe amerikanët i kanë thënë unë po restaurojë aeroportin në ishullin Tenin dhe po jep mesazhin e fortë.

Se a nuk e gjunjëzonte dot Amerika Japoninë pa e goditur me armë bërthamore Hiroshimën?

Po mund ta gjunjëzonte thanë ekspertët ushtarak, pro donte të përcillte mesazh terrori, kush do të vërë në diskutim pushtetin tonë.

Ky rrethim i Kinës në detin e Kinës së Jugut dhe lufta për Tajvanin dhe mbrojtja e teknologjisë së semikonduktorëve do të përcaktojnë superioritetin teknologjik edhe në fushën e inteligjencës artificiale.

Kjo është një betejë e hapur mes Pekinit dhe Uashingtonit në algoritma është Kina pak më e avancuar, ndërsa në pjesën e dukshme të inteligjencës artificiale që është Open Ai apo ChatGPT janë amerikanët më të zhvilluar, ky superioritet do të përcaktojë superioritetin teknologjik në të gjitha fushat, do të përcaktojë dhe dominancën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy