Sejko te “Ekonomia” për mikrokreditë/ Kume: Skandal që s’ka qenë i normuar tavani dhe kamatë-vonesat e larta. Prokuroritë pushuan 30 çështje!

Sejko te “Ekonomia” për mikrokreditë/ Kume: Skandal që s’ka qenë i normuar tavani dhe kamatë-vonesat e larta. Prokuroritë pushuan 30 çështje!

Gazetari Mariglen Kume në një raportim për edicionin e lajmeve në MCN TV bëri një rezyme të diskutimeve kryesore në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, ku guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, bëri në raport me çështjen e mashtrimit me mikrokreditë.

Kume vuri në dukje se skandal ka qenë fakti që s’ka qenë i normuar tavani për mikrokreditë dhe fakti që kamatvonesat shkonin sa shumëfishi i kredisë së marrë. Kume tha guvernatori bëri me dije se prokuroritë kanë pushuar 30 çështje që lidhen me këtë shqetësim të qytetarëve.

"Dua të theksoj se një problematikë shumë e madhe në këtë skandal ka qenë fakti që më herët nuk ka qenë e normuar edhe në portofolin e kredive që ka marrë MCA (Micro Credit Albania), s’ka qenë e normuar tavani prej 30 për qind dhe kamatvonesa që shkonin shumëfishin e kredisë së marrë. Gjithashtu mbetet një shqetësim që duhet normuar me ligj, edhe sa i përket procesit të ndjekjes me përmbaruesit privatë, që sipas guvernatorit ka krijuar mjaft probleme sociale te individët që kanë marrë kredi, dhe institucionet jo banka i kanë shitur këto kredi, te institucione që mbledhin kredi të këqija. Nga ana e deputetëve kanë kërkuar informacion se kur BSH është vënë në dijeni në lidhje me problematikën në lidhje me institucionet financiare jo banka, shqetësimet e konsumatorëve që lidhen me ankesat e tyre, qoftë për bllokimin e pasurive të paluajtshme, kësteve dhe kamatvonesave të larta, po ashtu kanë dashur të dinë marrëdhënien mes BSH dhe institucione të tjera shtetërore se ku janë informuar dhe nëse kanë kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme informacion nëse kemi të bëjmë me vepra penale nga institucionet jo banka. Guvernatori dha një informacion të marrë nga Prokuroria e Përgjithshme, që prokuroritë e shkallëve të para kanë pushuar 30 çështje në lidhje me këtë shqetësim dhe vetëm 3 prej tyre janë duke u hetuar. Sipas argumenteve të Guvernatorit, institucioni që ai drejton ka marrë masat, dhe ka bërë monitorimet që i cakton ligji, por problem mbetet sipas tij kuadri ligjor”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy