Londra do të kërkojë marrëveshje të posaçme për Brexit

Londra do të kërkojë marrëveshje të posaçme për Brexit

Londra do të kërkojë marrëveshje të posaçme, që do t’u mundësonte ndërmarrjeve të vazhdojnë të sigurojnë kuadro nga vendet e BE-së edhe pas Brexit, deklaroi prefekti Sadik Kan në bisedë me biznesmenë nga kryeqyteti britanik.

Kan paralajmëroi organizim të takimit të posaçëm të kreut në vitin e ri, në mënyrë që të shqyrtohet kjo çështje me grupe të ndryshme afariste.

 Ai insiston se kompanitë dhe firmat londineze edhe më tej të kenë qasje të posaçme drejt fuqisë së arsimuar dhe profesionale punëtore nga vendet e BE-së.

 Në forumin e mbajtur në Londër, prefekti Kan i informoi liderët afaristë se po bën presion ndaj Qeverisë që të pranojë pozitë në negociatat për dalje nga Unioni, e cila do t’i kënaqë kërkesat për fuqi të kualifikuar punëtore.

Kan i akuzon ministrat se nuk e dëgjojnë brengosjen e qendrës financiare londineze Siti, rreth këtyre gjendjeve.

 “Në takimet e mia mujore me ministra qeveritar, marr përshtypje se ata sikur nuk e dëgjojnë atë që u flas”, u ankua prefekti Kan.

 Rreth 650 mijë persona të lindur nga e mbarë BE-ja, tani punojnë në Londër, që është barabartë me 12,5 për qind të fuqisë punëtore në kryeqytetin britanik.

 Shumica prej tyre janë në sektorin e ndërtimtarisë, 88 mijë, si dhe në sektorin financiar dhe të sigurimeve, ku ka 50 mijë evropianë. Madje 58 mijë janë të punësuar në sektorin shkencor, arsim dhe si personel teknik. 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy