Durrës/ Dy gra arrestohen për prostitucion, si “peshkoheshin” klientët për 50 mijë lekë

Durrës/ Dy gra arrestohen për prostitucion, si “peshkoheshin” klientët për 50 mijë lekë

Një rrjet prostitucioni është zbuluar nga policia e Durrësit. Pas një hetimi 2-mujor, policia e qytetit bregdetar vuri në pranga dy femra, përkatësisht 47 dhe 40 vjeçe, si dhe filloi procedimin penal ndaj një 44-vjeçari me banim në Shijak.

Në kuadër të operacionit "Rent" janë vënë në pranga Shpresa Pisha, 47 vjeçe, banuese në Durrës;  dhe Y. R., 40 vjeçe, banuese në Durrës. Ndërkohë, është proceduar penalisht  G.A., 44 vjeç, banues në Shijak.

Hetimet kanë zbuluar se Shpresa Pisha ishte në rolin e organizatores dhe i siguronte klientë 40-vjeçares Y.R.

Pisha ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.

Në vijim, Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambientet e banesës së saj në Plazh, Durrës, për ushtrimin e prostitucionit kundrejt një shume 5 000 lekë (të reja). 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy