Një skulpturë sirene e quajtur 'Il Mare' ('Deti') u vendos në qytetin e vogël të peshkimit Monopoli në rajonin e Puglia të Italisë dhe ka bërë bujë duke u quajtur "shumë provokuese".
Vepra e artit ndodhet në Piazza Rita Levi-Montalcini - një shesh që mban emrin e shkencëtares italiane fituese të çmimit Nobel të vitit 1986, e nderuar për punën e saj në neurobiologji dhe zbulimin e faktorit të rritjes nervore.
Skulptura u krijua nga studentë të shkollës së artit Luigi Rosso në Monopoli, si pjesë e një serie të porositur nga kryetari i bashkisë për një projekt rizhvillimi të qytetit.
Disa e kanë konsideruar atë "shumë provokuese", me një përdorues të Tëitter-it duke pyetur: "Kush mund ta kishte frymëzuar këtë? Kim Kardashian?"
Duke postuar në Facebook, aktorja me bazë në Bari, Tiziana Schiavarelli tha se një mik në Monopoli kishte "shprehur me të drejtë njëfarë hutimi për këtë "monument". Duket si një sirenë me dy gjoks silikoni.”
Schiavarelli më tej theksoi se ajo nuk kishte problem me veprën e artit, por shkroi se ishte “shumë e kënaqur nga kjo gjë…”
"Kush e di ndoshta do bëhet një atraksion për turistët," shtoi ajo.

Ndërkohë, Adolf Marciano, drejtori i shkollës së artit Luigi Rosso, deklaroi se statuja ishte një "nderim për shumicën dërrmuese të grave që janë të kolme".
Marciano tha për The Guardian se studentët erdhën me idenë për një statujë sirene pasi kryebashkiaku i Monopoli u kërkoi atyre të krijonin disa statuja për qytetin, duke përfshirë një me temë deti.
Marciano tha se e shihte veprën si një paraqitje realiste të trupit femëror.



