
Afera e inceneratorëve pos Komisionit Parlamentar Hetimor duket se ka nxitur të veprojë për hetime edhe nga SPAK dhe Prokuroria.
Ilir Kalemaj në studion e edicioni të lajmeve në MCN TV, u shpreh sot se pas këtyre inceneratorëve të cilët nuk po punojnë të çojnë të fakti se mund të pasurohet dosja ndaj tyre.
Dimë se 430 mijë € të tatimpaguesve shqiptar janë zhdukur, të thuash se veprat janë aty, është mëse e kotë. Kemi inceneratorin e Elbasanit që ka dy muaj që vetëm punonjësi rrinë aty e merr rrogën, kemi atë të Fierit e Tiranës, që poashtu nuk janë vënë në punë fare., pra të gjitha këto fakte, o nëpërmjet SPAK, o nëpërmjet dëgjesave të komisionit, mund të pasurojnë dosjet penale në SPAK.
Të flasësh për vepra kur s’janë vënë në punë këto janë skenarë të përsëritua dhe njerëzit kanë mjaftueshëm arsye të besojnë se çfarë po punohet dhe diversionet që po luhen nga kjo mega-aferë.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi ishte në SPAK ku për rreth tre orë dha shpjegime lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit. Në SPAK është thirrur edhe sh-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako. Lidhur me këto, Kalemaj u shpreh se pas marrjes së tyre, mbetet për tu parë më tej, meqë ata janë marrë në cilësinë e dëshmitarëve e jo të të pandehurit.
Ngelet për tu parë, se këta janë marrë në rolin e dëshmitarit e jo të të pandehurve, duhet parë kush është përgjegjësia e tyre individuale apo për element të tjerë të veprave penale konkretisht. Pavarësisht përgjegjësisë, është SPAK dhe Gjykata e Posaçme e cila do të thotë fjalën e fundit.



