
Sekretarja e Përgjithshme e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar këtë të premte gjatë një operacioni të udhëhequr nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Duro dyshohet për veprën penale korrupsion.
Në pranga është vënë edhe një tjetër punonjëse e ministrisë së Shëndetetësisë, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur.



