OBSH: Imuniteti i tufës nuk arrihet brenda 2021-shit, pavarësisht vaksinës

OBSH: Imuniteti i tufës nuk arrihet brenda 2021-shit, pavarësisht vaksinës

Imuniteti i tufës nuk do të arrihet në 2021, pavarësisht vaksinave. Ky është parashikimi i OBSH-së, i bërë publik gjatë konferencës së zakonshme mbi pandeminë. Drejtori i përgjithshëm, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bëri thirrje për "angazhim kolektiv për të siguruar që vaksinimet për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe individët me rrezik të lartë të kryhen në të gjitha vendet brenda 100 ditëve të ardhshme".

Variantet e Covid

"Gjatë fundjavës, OBSH u informua nga Japonia për një variant të ri të virusit", tha drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke theksuar se "sa më shumë Covid-19 të përhapet, aq më e madhe është mundësia e ndryshimeve të reja te virusi. "Në veçanti, transmetueshmëria e disa varianteve të virusit duket se rritet", edhe nëse, specifikoi ai, "për momentin variantet nuk duket se tregojnë se sëmundja është bërë më e rëndë". Rreziku kryesor është se variantet çojnë në "një valë rastesh dhe shtrimesh në spital, shumë problematike për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe spitalet që janë drejt ezaurimit të kapaciteteve", gjeti ai.

Hetimet në Kinë

Ndërkohë, Kin ka dhënë dritën jeshile dhe ekipin i 10 ekspertëve ndërkombëtarë të OBSH do të jetë atje nga 14 janari. Ata do të mund të fillojnë hetimet në vend për të gjetur origjinën e Covid-19, i cili u zbulua për herë të parë në Wuhan, kryeqyteti i provincës së Hubeit, ku pikërisht një vit më parë filluan të regjistroheshin vdekjet e para nga një 'pneumoni misterioze'. Ndërsa virusi është riaktivizuar në zona të ndryshme të Kinës, mbi 500 000 njerëz janë në izolim në Pekin, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë ka njoftuar se grupi i OBSH, pa specifikuar rrugën që do të ndjekë, "do të kryejë kërkime të përbashkëta në bashkëpunim me shkencëtarët kinezë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy