Ndahet nga jeta shkrimtari Kasem Trebeshina

Ndahet nga jeta shkrimtari Kasem Trebeshina

Shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare. Ai është ndarë nga jeta dje në Ankara, ku jetonte në shtëpinë e së bijës. 
 

Jeta e Kasem Trebeshines

Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, ai shërbeu si oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, që ishte homologe e OZN-së jugosllave, dhe që drejtohej nga Koçi Xoxe.

Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit "Ostrovski" të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.

Në vitin 1961 arrin të botojë poemën "Artani dhe Min'ja ose hijet e fundit të maleve" dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës.

Kasëm Trebeshina u njoh si shkrimtar në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit 20. Ky fakt lidhet fillimisht me rebelimin e tij të hapur politik, e më pas me disidencën letrare. Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në moshë fare të re, ai nuk u pajtua me politikën moniste të numrit një të partisë ku bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht, për orientimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij "Promemorje" për Enver Hoxhën, shkruar më 5 tetor 1953, dhe e botuar pas rënies së komunizmit, denoncon vendosjen e pushtetit "njëdorësh" në Shqipërinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e Metodës së realismit socialist të cilën vetë Kasëm Trebeshina e identifikon me një censurë nga më të çuditshmet.

Veprat e Kasëm Trebeshinës

  • Kruja e çliruar, 1953
  • Artani dhe Min'ja, 1961
  • Stina e Stinëve, 1991
  • Legjenda e asaj që iku, 1992
  • Qezari niset për luftë, 1993
  • Koha tani, vendi këtu, 1992
  • Rruga e Golgotës, 1993
  • Mekami, melodi turke, 1994
  • Lirika dhe satira, 1994
  • Historia e atyre që s'janë, 1994
  • Ëndrra dhe hije, 1996
  • Hijet e shekujve", 1996
  • Nata para apokalipsit, 1998
  • Ku bie Iliria, 2000
  • Kënga Shqiptare, 1-5, 2001
  • Më përtej kohërave, 2004
  • Drama, 2006
  • Polimnia dhe Melpomena, 1-2, 2006
  • Tregtari i skeleteve, 2006
  • Këngë për Kosovën, 2007
  • Shtigjet e shekujve, 2007
  • Një ditë në natën pa fund (Dafinat e thara), 2016
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy