Gjatë ditës së sotme një jaht gjigant është parë të ankorohet në portin e Durrësit.
Mësohet se jahti quhet “Faith”, dhe i përket një miliarderi kanadez, i cili quhet Lawrence Stroll.
Nga një kërkim i thjeshtë në Google, rezulton se ai ka një rrjet të gjerë biznesesh automobilistike e dukë përfunduar tek markat më të famshme të modës në botë.
Ndërsa lidhur me të ardhurat e tij, sipas “Forbes” shkon në 2.6 miliardë dollarë.
Kurse në lidhje me jahtin e tij, mësohet se ai shkon në 97 metra, janë më shumë se 30 persona në pjesën e stafit dhe vlera e tij kap gati 200 milion dollarë. Lawrence Stroll është babai i Lance Stroll, pilotit të Williams.



