Artan Shyti ProRektor te “Marin Barleti” në një lidhje skype me ‘MCN Informacion’ ka komentuar për sportin gjatë vitit që lamë pas të cilin e konsideroi si vit të suksesshëm referuar arritjeve, por kjo sipas tij nuk duhet përdorur si perde për të mbuluar problemet e shumta që ekzistojnë.
Ai tha se ka shumë gjëra që duhen rregulluar, pasi duke ju referuar financimit të skuadrave, ai është skandaloz.

Besoj se ishte vit i suksesshëm në përgjithësi nga arritjet që kemi pasur, analiza nuk bëhet kaq lehtë, por nga një vështrim i përgjithshëm nuk duhet që këto arritje të na veshin me atë petkun e vetëkënaqësisë dhe ato arritje që kemi pasur të mos përdoren si justifikim për stopim pasi ka shumë gjërat të tjera që duhen rregulluar.
Së pari duhet një organizim funksional i sportit është një domosdoshmëri sepse ka shumë probleme në përputhje të ligjshmërisë të aktivitetit të tyre, KOKSI në krizë totale, ka plot probleme që lidhen me trajtimin e sportit, ka financime të ulëta për sportistët elitar.
Pra ka shumë gjëra që duhen rregulluar dhe arritjet e 2024 duhet të jenë një shtysë për të bërë më mirë gjërat që mungojnë. Duhen vlerësuar arritjet ndërkombëtare por nuk duhen përdorur si perde për të mbuluar problemet e mëdha. Financimi i skuadrave është skandaloz, Kosova e ka buxhetin për sportin shumë herë më të madh se ne. Sporti po nuk pati para nuk mund të funksionojë.
Ndërsa lidhur me bastet sportive, ai tha se faktet janë që nëse do kishte vullnet në shtator duhet të kishin aktet nënligjore, por çdo vonim i zbatimit të këtij ligji është pengesë dhe i heq sportit një financim të mirë.
6 muajt mbaruan në shtator dhe nga shtatori dhe këtej se di pse ka ndaluar kjo gjë. Aktet nënligjore përcaktojë kriteret, për të rregulluar fokusonin. Nëse këto nuk bëhen është e pamundur të funksionojë. Di që është krijuar një komision por ka ngelur aty sepse për të dhënë licencat përcaktohen disa rregulla dhe fakti që u dha 6 muaj kohë tregoi se kishte për të bërë shumë akte nënligjore, por shpresojmë që bastet të hapen që të marrë lekë sporti.
Por jam i bindur se vazhdon të luhet në të zezë dhe besoj se është e vështirë për ta çrrënjosur dhe çdo vonim i zbatimit të këtij ligji është pengesë dhe i heq sportit një financim të mirë. Kalimi nga e zeza në ligj kërkon kohën e vet të paktën 3-4 vjet.



