22 familje krutane prej 17 vitesh presin të ndërtohet pallati: Nuk na informuan për ndryshimin e kontratës

22 familje krutane prej 17 vitesh presin të ndërtohet pallati: Nuk na informuan për ndryshimin e kontratës

Beteja e 22 familjeve krutane që kanë 17 vite që presin tu ndërtohet pallati, ku një pjesë e mirë kanë paguar një pjesë të parave dhe sot ende nuk është mbyllur, është tema e emisionit “Fol”,

Valbona Maloku një nga banoret që pret ende përfundimin e pallatit deklaroi për MCN Tv, se kam blerë apartamentin në vitin në 2008.

Sot 2023 jam ende jashtë, kam 32 vite në Gjermani, si vajzë krutane më pëlqeu i hodha kursimet këtu.

Vij te pronari Nikolin Lleshi, nuk ma ka mohuar, por më thotë do dy vite e dy vite.

Arben Kupi u largua dhe në janar 2011 u largua dhe kontratat i mori Nikolin Lleshi largim dhe pranim i kontratës së re. Bleu truallin.

Në vitin 2012 kur Nikolin Lleshi bën në Romë një kontratë sikur e ka blerë godinë 2.6 milionë euro.

Më vjen njoftimi noterial që i ka marrë përsipër Arben Kupi.

Një tjetër banore deklaroi se e ka blerë apartamentin në vitin 2009 me këste dhe se arsyeja pse nuk ka mbaruar e di vetëm Nikolin Lleshi dhe miqtë e tij.

Ndërtuesi i parë është Arben Kupi, letrat i kam bërë me të dhe mbas viteve, nuk e mora vesh se jetoj jashtë në 2013, mësoj se e ka marrë Nikolin Lleshi.

Unë jam pala kreditore, këtë godinë e mori gati Nikolin Lleshi me paret tona. Janë gati 2.6 milionë euro që i ka blerë Nikolin Lleshji

Një tjetër banor deklaroi se me largimin e Arben Kupit në vitin 2011 dhe kontratën e re, të gjitha detyrimet i merr përsipër Nikolin Lleshi.

Banori shtoi se nuk janë vënë në dijeni për ndryshimin e kontratës dhe se kalimin e pronësisë nga Arben Kupi te Nikolin Lleshi, e mësuan vite më vonë.

Një nga banoret deklaroi se shtëpinë e saj tentuan ta shisnin për së dyti me 750 euro metri katror dhe Lleshi, i propozoi që t’i jepte një pjesë të lekëve dhe se pronës i është rritur vlera dhe për rrjedhojë donte ta shiste për 70 mijë euro.

Banorët akuzuan kreun e Kadastrës, Artan Lame, për legalizimin e godinës.

Para se Nikolin Lleshi të merrte legalizimin, ne kemi bërë aplikim për regjistrim, më ASHK, në vitin 2020. Pse nuk na regjistruan? Pse nuk kemi marrë përgjigje nga ASHK Krujë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy