Kalaja dorëzon në SPAK dokumente shtesë për Irena Gjokën: Edhe në procesin e vettingut ka pasur falsifikime

Kalaja dorëzon në SPAK dokumente shtesë për Irena Gjokën: Edhe në procesin e vettingut ka pasur falsifikime

Avokatja Adriana Kalaja ka dorëzuar sot në SPAK disa dokumente shtesë që sipas saj provojnë manipulimin e të dhënave që ka bërë gjyqtarja Irena Gjoka edhe gjatë procesit të vettingut.

 

Kalaja bëri me dije se ka bërë kallëzim edhe për disa komisionerë. 

 

Depozitoj në SPAK ankimimin e Komisionerit Publik. I bazuar në fakte dhe prova. Është 17 faqe, nga e cila në mënyrë tinëzare, komisionerja Irena Mino ka hequr dorë nga ankimimi një ditë para vendimit të KPA. Edhe vetë KPA paraqet një pjesë të vogël të këtyre shkaqeve për të cilat Sina ka kërkuar shkarkimin e gjyqtares Irena Gjoka Maneku.

 

Kjo ka të bëjë me kallëzimin kryesor që kemi bërë për Irenën me disa mbiemra. 

 

Këto dokumente që përcjellim sot duke bërë kallëzim edhe ndaj komisioneres Irena Nino që ka hequr dorë nga ankimimi me urdhër politik. KPA ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të KPP. Kemi sjellë provat shkresore ku vërtetohet që edhe gjatë procesit të vettingut i gjithë dokumentacioni është i falsifikuar. Ka fshehje të ardhurash, ka fshehje kontratash të bërA në mënyrë fiktive. Depozitojmë vërtetimin që Stefanaq Gjoka, bashkëshorti i Irenës nuk kanë ushtruar aktivitetin që ata kanë justifikuar të dhëna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy