GJKKO s'pushon hetimin për Myzyrin, Kara: Po tregon kujdes në vendimmarrje, Gjykata do të jetë e bindur për çështjen e KPP

GJKKO s'pushon hetimin për Myzyrin, Kara: Po tregon kujdes në vendimmarrje, Gjykata do të jetë e bindur për çështjen e KPP

Avokati Romeo Kara, në “MCN Live”, ka komentuar zhvillimet në lidhje me çështjen e KPP-së dhe vendimmarrjet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), konkretisht për mos pushimin e hetimeve nga GJKKO për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, duke kërkuar një ekspert për vendimet e tij, e sheh si heqje dorë nga përgjegjësia.

 

Sipas Karas, qëndrimi i GJKKO-së tregon një qasje më të kujdesshme në shqyrtimin e kërkesave të prokurorisë, duke mos i konsideruar automatikisht të mbyllura çështjet hetimore.

 

Ai shtoi gjithashtu se zhvillimet brenda KPP-së dhe hetimet e tjera që lidhen me këtë institucion tregojnë, sipas tij, një situatë komplekse dhe me probleme të thelluara.

 

Jemi përballur me retorikën që GJKKO është notere e veprimeve të SPAK, por po del se është rasti i 2 apo 3 që GJKKO kthen vendime. Po tregohen të kujdesshëm. 

 

Deri dje e kam parë Myzyrin si të veçuar, por ne pamë një nga anëtarët e KPP-së, Kreshnik Tërnova, që doli nga KPP dhe hyri në derën e gjykatës; ata janë në dijeni ndoshta. Ndërkohë po hapen hetime të tjera për KPP-në dhe Tërnovën, për lidhjen e KPP-së me super aferën e AKSHI-t dhe ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë. 

 

Duket se tani ‘u qelb peshku’ dhe gjykata duhet të jetë e bindur, pra ata mendojnë edhe për të nesërmen. Ky është një institucion që po pëlcet nga aferat, mbase, pra ka diçka profesionale dhe këtë e shoh si një kujdes që kanë gjykatësit e GJKKO-së që të mos bëjnë hapa fals.

 

Ne dikur, të paktën në vitin 2011 e pas USAID-it, janë ilustruar në mënyrë të suksesshme modelet se si duhet të marrin pjesë njerëzit në prokurimet publike, dhe unë kam bindjen që ato modele as këta të KPP-së nuk i kanë përvetësuar, jo më njerëzit që nuk kanë lidhje me arsimin e duhur. Duke mos qenë të përgatitur, nuk e nxjerrin produktin si duhet, por bëhet fjalë për para.

 

Pra ata po tregohen të matur me çështjen, sepse edhe pjesa e ekspertëve po na çalon. Për mua, GJKKO dyshon te vendimi për pushim apo pezullim; duket sikur GJKKO ka më shumë besim. GJKKO ka 45 ditë kohë për të parë se ku çedon SPAK.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy