Publikoi pamje nga atentati kundër prokurorit Ndoja/ Deputeti Valteri thirret nga SPAK

Publikoi pamje nga atentati kundër prokurorit Ndoja/ Deputeti Valteri thirret nga SPAK

Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputeti Halit Valteri ka publikuar disa pamje të atentatit të prokurorit Arjan Ndoja. Pas publikimit të pamjeve në Kuvend, deptuteti Valteri është thirrur nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK).

SPAK kërkon nga Valteri që të dorëzojë videon që disponon, pasi sipas deputetit në pamje shihen autorët e vrasjes së Andi Malokut. Po ashtu deputeti do të merret dhe në pyetje për të parë nëse ai disponon prova të tjera që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes së vitit të kaluar. 

Sot në Kuvend, Valteri ka zhvilluar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe i ka kërkuar atij llogari për zbardhjen e atentatit ndaj prokurororit Ndoja. Gjatë fjalët, Valteri ka publikuar dhe një video ku shiheshin dy persona, që sipas tij janë vrasësit e Andi Malokut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy