Zekja: Biznesit të manifakturave i bëhet dëm 9 milionë euro në muaj, të vijohet dialogu me autoritetet

Zekja: Biznesit të manifakturave i bëhet dëm 9 milionë euro në muaj, të vijohet dialogu me autoritetet

Florian Zekja nga Shoqata Pro-Export tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se sektori i manifakturës po përballet me një situatë anormale që vjen kryesisht nga rënia e euros, të cilën eksperti e konsideron një shkak artificial.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Zekja tha se institucionet përkatëse duhet të vlerësojnë situatën dhe të vazhdohet dialogu aty ku është lënë në muajin shtator.

I kemi dërguar letër për t’i tërhequr vëmendjen qeverisë dhe organeve që kanë përgjegjësi. Në këtë letër vihet në dukje që sektori i manifakturës dhe eksportuesit kanë problematika që vijnë nga rënia e euros. 4 muaj e fundit, korriku ka rënie 12.8 %, gushti është 21.9%, kemi shtatorin 11.2% dhe tetori është 4.3%. Edhe në tetor nëse heqim shifrat e energjisë do shohim që shitjet e eksporteve janë më dramatike. Është situata anormale, qeveria dhe Banka e Shqipërisë duhet ta vlerësojë këtë situatë dhe duhet të vazhdojmë dialogun aty ku e lamë në muajin shtator.

Po të marrim rënien e eksporteve, kjo gjë pasqyrohet dhe tek bizneset tona. Problematika kryesore është rënia e euros. Kemi rënie 14-15 %. Çdo biznes i manifakturës deri në këto momente i kanë ikur 14-15% nga fitimi. Shumë ndërmarrje kanë reduktuar linjat e tyre. Shumë ndërmarrje kanë orientuar punëtorët për të përfituar asistencë sociale dhe po të shohësh zërat e doganave do shohësh që rënia e eksporteve të makinerive ka rënë. Nëse vazhdon me këtë ritëm kjo industri do të fiket. Eksportet që kanë rënë me 12%  dhe euro ka rënë me 15%. Këto shifra nuk kanë nevojë për komente të tepërta.

Biznesi do të përdorë ato armë që ka në dispozicion, që janë të ligjshme. Si fazë e parë ne po i bëjmë thirrje institucioneve, kemi ndërmarrë një fushatë, jo sensibilizuese, por një fushatë në të gjithë Shqipërinë për të marrë mendimin e anëtarësisë, në momentin që do të përshkallëzohet veprimtaria jonë të jemi në një mendje. E vjetmja zgjidhje do të ishte ulja në tavolinë dhe marrja në dorë e studimit që ne e dorëzuar në fillim të muajit shtator. Që është një studim i përpiluar nga biznesi në bashkëpunim me ekspertët. Mjafton që të shihen shkaqet dhe aty janë edhe zgjidhjet. Përderisa një rënie vjen jo për aftësitë tonë, performancën tonë, por është një shkak artificial, që është euro, që ka rënë me 15%, të marrim këtë rënie dhe këtë rënie duhet t’ia kompensojmë sektorin e manifakturës që eksperton 40% të produkteve shqiptare dhe ka një zë social pasi punëson mijëra persona. Ky biznes nëse reduktohet, apo në rastin më të keq, që do kemi mbyllje të shumta pesha do bie mbi kurrizin e shtetit dhe taksapaguesit shqiptar.  

Më tej, Zekja tha se biznesit të manifakturave po i bëhet një dëm 9 milionë euro në muaj, mungesë e cila ndikon në të gjithë zinxhirin e biznesit.

Kjo rënie ka filluar në zonat rurale, në qytetet më periferi dhe dalëngadalë do i afrohet Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës.

Biznesit të manifakturave i bëhet dëm 9 milionë euro në muaj nga maji, shifra është e lartë, janë para që i mungojnë biznesit të manifakturës, investime, në rritje pagash, dhe buxhetit të shtetit, është zinxhir që çon në vështirësi çdo institucion. 9 milionë euro në muaj është shifër e lartë dhe e konsiderueshme për normën e fitimin dhe mundësitë që ka sektori i manifakturës për t’u zhvilluar.

Përveç shkurtimit të vendeve të punës kemi dhe reduktim të disa kontratave të klientëve që janë në Shqipëri mbi 20 vjet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy