Debati/ Papa: Trump ra pre e provokimeve të Harris-it. E vetmja pikë e fortë e demokrates, aborti (VIDEO)

Debati/ Papa: Trump ra pre e provokimeve të Harris-it. E vetmja pikë e fortë e demokrates, aborti (VIDEO)

Gazetari Robert Papa, autor i emisionit “Fokus” duke komentuar në "Mcn Informacion" debatin Harris-Trump tha që kandidati republikan ra pre e provokimeve të kandidates demokrate, që sipas tij ishte e mirëtrajnuar. Papa thotë se ndonëse media favorizoi Harrisin në debat, dy rivalët janë thuajse 50 me 50 për qind, me një epërsi minore te demokrates në shtetet e betejave. Sipas Papës shqetësim është fakti që Trump-it i mungon energjia dhe mesazhi dhe nuk dëgjon këshilltarët.

Sipas medias së majtë debati është fituar nga Harris, Fox News mendon ndryshe. Harris dhe Trump janë thuajse 50 me 50, dhe në shtetet e betejave Harris ka një epërsi minore. Për Harrisin ishte paraqitje e mirë, sepse të gjithë e dinë që ka përgatitje të ulët, por duket se disa batuta i kishte mësuar përmendësh. Arriti të provokonte Trump, që ra menjëherë në provokimet e saj, duke kaluar në terma që s’përdoren më, marksiste, radikale, apo ‘qentë që hahen nga refugjatët’ etj. Në politikën e jashtme, Trump ishte më bindës, por s’arriti ta vendosë në pozicion mbrojtës Harrisin. Nëqoftëse debati do jetë si ky Trump s’duhet të pranojë një debat të dytë. Nëse do paraqitet po njësoj te votuesi republikan do krijojë idenë e një ‘Biden-i republikan’. Për të parë ku jemi do presim 15 shtatorin, kur dalin poll-et e para. Media ka favorizuar Harrisin. Ajo që shikoj si shqetësim te Trump, është që i mungon energjia, mesazhi, dhe duket që nuk dëgjon këshilltarët. Ndërsa Harris duket e kontrolluar nga njerëzit e Obamës dhe qëndroi te skenari. Duke patur një përvojë si prokurore diti ta provokojë Trump-in. Po të dalë live në intervistë Harris është skandaloze, por e kanë trajnuar ustallarët mjeshtërit, Obama është i zgjuar. E vetmja pikë e fortë e Harrisit është aborti, s’ka asgjë tjetër”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy