Takimi në Athinë, Mitro: Folklorizëm politik që nuk prodhoi asgjë. Rama, si i marri i fshatit që ulëret pas kasolles (VIDEO)

Takimi në Athinë, Mitro: Folklorizëm politik që nuk prodhoi asgjë. Rama, si i marri i fshatit që ulëret pas kasolles (VIDEO)

Një shfaqje tipike e folklorizmit politik e cilëson kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro, takimin që kryeministri Rama mbajti sot me shqiptarët e Athinës. Në studion e lajmeve, Mitro tha se narrativa që Rama serviri në këtë takim ishte mjerane dhe pa thelb.

Një shfaqje tipike folklorizmi politik, e shoqëruar me ca fjalime të shkurtra nga eksponentë të përzgjedhur të kryeministrit për të na dhënë përshtypjen se lidhjet mes dy popujve janë shumë të forta dhe reflektimi i saj është përbërja e kabinetit të zotit Rama. E gjithë narrativa ishte mjerane, pa thelb dhe pa ofruar një perspektivë që do të çonte edhe më përpara marrëdhëniet mes dy vendeve.

Mitro tha se takimi nuk prodhoi asgjë dhe ajo që ra në sy ishte mungesa e shqiptarëve të suksesshëm në Greqi dhe ajo e brezit të ri. Takimi sipas Mitros i ngjan një vizite në oborrin e pasmë të fqinjit.  

Çfarë prodhoi? Ajo që mësuam ishte se Spiropali ishte suliote e lindur në Tiranë, Romina Kuko ishte me rrënjë greke nga Athina dhe siç e pamë edhe Majlinda duka kishte një damar të sajin nga kryeqyteti grek. Rama më ngjasoi me një të marrë që shkon në shtëpinë e mikut, vërdalloset rreth e rrotull dhe mban një fjalim pas kasolles. Është domethënës fakti se kryeministri aktual i Shqipërisë është i padëshiruar në Greqi. Kjo do të thotë që Rama mesa duket ka dhënë dorëheqjen si kryeministër i Shqipërisë dhe ka vendosur që në raport me një vend fqinj partner në NATO dhe BE, të sillet pa tagrin e tij kushtetues. Nuk ka asgjë të keqe që kryeministri i një vendi të takohet me emigrantët në çdo qytet të Greqisë dhe kudo ku ka shqiptarë. Por paradoksalisht, ai shkon të takohet me emigrantët që nuk është se votojnë në 2025. Në Greqi ka shumë shqiptarë të suksesshëm, nuk pamë asnjërin prej tyre në atë takim. Nuk pamë të ishin pjesë e këtij takimi të rinj, individë të gjeneratës së dytë të emigrantëve shqiptarë në Greqi, që mund t’i japin një kuptim të ri.

Duke u ndalur në fjalimin që mbajti kryeministri para shqiptarëve të Greqisë, Mitro tha se përtej notave populiste dhe nacionaliste, ai ishte retorikë boshe.

E gjithë çfarë pamë ishte një tallava politike. Kryeministri i fton shqiptarët të kthehen për të investuar në turizëm. Por nuk u tha asgjë shqiptarëve si po e qeveris këtë vend. Nuk u fol për nivelin e korrupsionit, pse ministrat po shkojnë në SPAK dhe çfarë do të ndodhë në qershor me negociatat për BE. E fokusoi fjalimin e tij nacionalist e populist te foleja e shqiponjave duke na dhënë një shfaqje tërësisht personale që nuk i shërbeu askujt dhe aq më pak perspektivës europiane të Shqipërisë.

Mitro shtoi se vizita jozyrtare e Ramës nuk ka asnjë peshë në marrëdhëniet mes dy vendeve.  

Ka dy tablo kjo vizitë e Ramës, nëse e quajmë të tillë. Njëra është fokusi i medias së vendi fqinj mbi këtë tur nisur nga konteksti i përplasjeve të fundit dhe refuzimin e qeverisë shqiptare për të lejuar betimin e Belerit. Ndaj dhe vëmendja mediatike ishte e shtuar. Por nga ana tjetër politika e injoroi tërësisht. Kryeministri zbriti në aeroport me bashkëshorten dhe ekipin e tij, nuk pati asnjë pritje zyrtare dhe për më tepër, kryeministri që foli sot për një fuqi të madhe të shqiptarëve në Greqi nuk e ka vizituar asnjëherë zyrtarisht Greqinë. Në 11 vitet e tij në pushtet ia doli të shkojë si i marri i fshatit dhe të ulërasë pas një kasolleje. Nuk ka asnjë shans që ky takim të shënojë një erë të re në marrëdhëniet mes dy vendeve. Zgjedhjet e 9 majit ku Beleri dhe Pirro Dhima janë kandidatë me partinë e Micotaqis do të tregojnë nëse politika e ndjekur dhe qëndrimi i qeverisë shqiptare është lexuar si çështje me karakter nacionalist apo marrëdhëniet duhej të ishin më të relaksuara nëse Shqipëria do të kishte dhënë shembullin se di të respektojnë parimet e të drejtës. Sepse është e qartë që pa këto nuk do të ketë dritë jeshile për në BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy