Hapja e negociatave/ Xhixho: Faktor kryesor gjeopolitika, jo permbushja e detyrimeve (VIDEO)

Hapja e negociatave/ Xhixho: Faktor kryesor gjeopolitika, jo permbushja e detyrimeve (VIDEO)

Erisa Xhixho, nënkryetare e Partisë së Lirisë në MCVN Live ka komentuar hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në për grup-kapitujt e parë për të cilën u shpreh se është e vonuar dhe kryeministri e pranoi hapur se gjeopolitika ishte faktori kryesor për këtë avancim.

Ajo tha se janë shumë kushte dhe detyrime që duhen plotësuar ku zgjedhjet e lira dhe të ndershme mbeten një problem kryesor, fakt për cilin ne insistojmë dhe në krijimin e një qeverie teknike në cdo palë zgjedhje. Sipas saj, do të kemi detyra konkrete për përmbushjen e detyrimeve.

Së pari konferenca e dytë ndërqeveritare është goxha e vonuar, dmth 11 vite ke qenë në stalacion për shumë detyrime që ke pasur ndaj procesit, por padyshim që opozita ka qenë gjithmonë pro ecjes para të integrimit dhe kjo jo vetëm se i shërben Shqipërisë dhe qytetarëve, por dhe është në monitorim nga BE. Padyshim në situatën ku ndodhemi dhe në fakt u pranua hapur dhe nga kryeministri Rama që falenderoi Putin për avancimin e procesit të integrimit, pra u kuptua se gjeopolitika është faktori kryesor në avancimin para të këtij procesi.

Pastaj kur i kthehemi detyrimeve dhe fakteve sa i përket kushteve, krimit të organizuar, korrupsionit në çdo qelizë të qeverisë dhe jo vetëm, por ke dhe fondet e IPARD që të janë bllokuar nga vjedhja e kësaj qeverie dhe bujqit shqiptar nuk morën dot fondet, mos të flasim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, një nga vlerat kryesore për demokracinë.

Gjithashtu je në një situatë kur ti avancon procesin e integrimit, kur ke hedhur poshtë vendimin e gjykatës kushtetuese, këto janë të panegopciueshme me BE. nga ana tjetër ke dënimin e deputetit Salianji pa ligj, vetëm për një kallëzim nga selia dhe sot është i dënuar politik pa ligj dhe në të gjithë këtë panoramë ku vetëm dje u publikua se 46% e shqiptarëve janë në prag të varfërisë. Të drejtat e njeriut dhe gjyqësori dhe gjithë atë reformë që u bë janë qindra dosje që janë stok dhe qytetarit i duhet të presë shumë vite për të marrë drejtësi.

E pyetur se ku opozita dhe çfarë mund të bëjë në këtë situatë, Xhixho u shpreh se qeveria ka trajtuar gjithë procesin e integrimit si proces të vetin dhe jo gjithëpërfshirës, edhe pse sipas saj ai ka qenë një proces që përfshin botën akademike dhe gjithë burimet njerëzore.

Janë të gjithë kapitujt, janë detyrime që kjo qeveri duhet ti kryejë jo ndaj Brukselit por ndaj qytetarëve shqiptarë, për shtetin ligjor dhe kontributi i opozitës është gjatë gjithë kohës të votojë ligjet, dhe nga ana tjetër nga sot e tutje do kemi detyra konkrete që merr kjo qeveri për përmbushjen e këtyre detyrimeve që është kryesori.

Në qasjen tonë një nga vlerat kryesore të BE janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe prandaj insistojmë për një qeveri teknike pasi kemi një problematikë të madhe me zgjedhjet sepse kemi përfshirjen e bandave dhe shitblerjes së votave. Në fakt parlamenti dhe kjo qeveri do duhej të kryente një reformë zgjedhore e cili është një nga detyrimet kryesore për procesin e integrimit, por kjo qeveri nuk do të bëjë reformë zgjedhore.

Në këtë situatë ku jemi për të pasur një proces zgjedhor qeveria teknike në këndvështrimin tim duhet të jetë një strukturë që është e shkëputur nga procesi elektoral dhe kjo duhet bërë në çdo zgjedhje për të pasur avancim në zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

Sa i përket çështjes së pensioneve, Xhixho tha se ekonomia është interesi më i drejtpërdrejtë i qytetarëve, ku pensionet tek ne janë nga më të ulëtat në rajon.

Po e krahasoj vetëm me Kosovën nëse këtu mesatarja është 160 euro në muaj në Kosovë e ke 320 euro, ndërkohë që qeveria Kurti e rriti me 20%, ndërsa këtu tek ne indeksimi qesharak që bëri kjo qeveri 4.1% është të paktën 250 lekë të vjetra në ditë dhe ti me të mundtë blesh vetëm 1 panine e gjysëm.

Po në nëntor ke dhe rritjen e energjisë për furrat e bukës që këtë rritje do ja marrësh mbrapsht përmes bukës. Pra ti jo vetëm që si ke rritur pensionet, por qytetarët duhet ta kenë të qartë se buxhet ka por nuk shkojnë për ta por për PPP, inceneratorin e Tiranës, ndërkohë që pensionistët sot e kanë luks të blejnë fruta.

Në programin e PL, jo thjeshtë se ne e vlerësojmë këtë shtresë por nëse nuk vlerësojmë ata që kanë dhënë kontribute me vite për këtë shoqëri, ti ofrojmë një pension dinjitoz dhe jetë dinjitoze prandaj kemi parashikuar dyfishim të pensioneve, rimbursim të vazhdueshëm, pra një paketë e tërë për ti shërbyer kësaj kategorie në varfëri ekstreme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy