Presidenti Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se ushtarët ukrainas do t’i përgjigjen Rusisë për sulmin me raketa në qendër të qytetit verior të Ukrainës, Chernihiv ku sipas autoriteteve në Kiev 148 persona janë plahgosur dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën.
“Jam i sigurt se ushtarët tanë do t'i përgjigjen Rusisë për këtë sulm terrorist”, tha Zelenskyy në një video të publikuar këtë të diel.
Ndërkohë ditën e sotme kryeministri Mark Rutte zyrtarizoi angazhimin e Holandës dhe Danimarkës për të furnizuar Ukrainën me avionë luftarakë F16.



