Dy ditë më parë një turist rus në vendin tonë humbi jetën pasi i kaloi sipër një gomone me tre motorë me rreth 800 k/f në livadh të Himarë. Duke marrë shkas nga ky rast por edhe në kuadër të masave për sezonin veror policia ka sekuestruar 20 motor uji nga data 1 qershor deri më 5 gusht. Sipas policisë prej 1 qershorit e deri më datën 3 gusht Policia Kufitare ka bllokuar 13 mjete lundruese nga të cilat 1 skaf, 2 gomone dhe 10 motorë uji.
Gjithashtu në kuadër të masave për sigurinë në plazhe Policia Kufitare iu ka dërguar 20 shkresa bashkive qe kanë në juridiksion plazhe për marrjen e masave me qëllim krijimin e perimetrit të sigurisë. Po në këtë kuadër gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar 6 takime me përfaqësues të pushtetit vendor.
Këtë të premte Blutë ndërmorën disa aksione për spastrimin e bregdetit nga motorët e ujit pa leje. Vetëm gjatë ditës së sotme është bërë e mundur sekuestrimi i 7 mjeteve lundruese nga të cilat 1 gomone dhe 6 motor uji.
