
Kryeministri Edi Rama thotë se ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit të Evropës të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me aneksin e saj zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.
Me anë të një postimi në rrjetin social X, Rama thotë se nuk mjafton thjesht që marrëveshja të jetë ligjërisht e detyrueshme.
Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë e proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE.
Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja në lidhje me këtë çelës strategjik për fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben sigurisë së vetë Evropës.



