Basha: Do të ulim tarifat e shërbimit shëndetësor (VIDEO)

Basha: Do të ulim tarifat e shërbimit shëndetësor (VIDEO)

Partia Demokratike synon reformimin e sistemit shëndetësor me ardhjen në pushtet. Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, tha sot se për planin e shëndetësisë është marrë opinioni i ekspertëve më të mirë.  

“Kur vendi ynë rënkon, nuk ju ofron dot qytetareve spitale dhe kujdesin shëndetësor siç duhet për ta. Ndaj në fillim duhet të shërojmë vendin, për t’u bërë edhe vetë mirë. Për këtë arsye, këto muaj, kam pasur nderin dhe privilegjin të punojë me ekspertët më të mirë për një plan shëndetësie që do ta ndryshojë Shqipërinë”, tha ai.

Sipas Bashës, planin i shëndetësisë do të shërojë Shqipërinë.

“Me këtë plan, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Do të krijojmë kushtet qe jo vetëm të ringrihemi nga shtrati i lëngimit, por të ndërtojmë një sistem model për të gjithë rajonin. Sot, ne angazhohemi dhe u garantojmë gjithë shqiptarëve se do të bëjmë një ndryshim në shëndetësi, që do të sjellë një jetë më të shëndetshme dhe me cilësore për të gjithë, pa përjashtim. Plani ynë shëndetësor do të ndryshojë jetët e prindërve tuaj. Plani ynë shëndetësor do të ndryshojë jetën e fëmijëve tuaj. Ne shqiptarët paguajmë më shumë nga çdo vend tjetër në rajon para nga xhepi për kujdesin shëndetësor”, tha ai.

Partia Demokratike premton uljen e tarifave në mënyrë të ndjeshme.

“Që këto para të mos shkojnë në xhepat e atyre që kanë kapur sistemin shëndetësor, por të kthehen përsëri tek ju me një shërbim cilësor dhe dinjitoz si për çdo qytetar europian”, tha Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy