
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagon lidhur me 45 magjistratët e rinj të cilët iu bashkuan gjykatave dhe prokurorive gjatë kësaj jave, duke shprehur urime për ta.
Në qëndrimin e ambasadës thuhet se qytetarët shqiptarë presin që ata të jenë gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin më të lartë të integritetit dhe profesionalizmit, duke treguar kurajon për të qenë të pavarur dhe të paanshëm në çdo hap të rrugës së tyre.
Ne mbështesim Këshillat dhe Shkollën e Magjistraturës në punën e tyre për plotësimin në kohë të vendeve vakante, në mënyrë që drejtësia të vendoset sa më shpejt të jetë e mundur.
Reforma në drejtësi po përparon dhe zbatimi i suksesshëm i saj mbetet kyç për të çuar më tej integrimin e Shqipërisë në BE.



