
Deputeti demokrat Dashnor Sula në një lidhje për ‘MCN Live teksa ka komentuar për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki deklaroi se dy grupet e Partisë Demokratike duhet të bëjnë armëpushim dhe të shkojmë të unifikuar në 6 mars.
Ai tha më tej se në situatën ku ndodhet aktualisht PD nuk e ka luksin për të hyrë e përçarë në zgjedhjet sepse sipas tij pastaj dihet humbja dhe në këtë rast lufta nuk është Basha-Berisha, por fitorja kundrejt Ramës.
Ky është moment i rëndësishëm duke pasur parasysh zgjedhjet e pjesshme në 6 njësi vendore dhe unë kam apeluar dhe diskutuar dhe synojmë që me kontributin tim personal që dy grupet e PD të jenë të unifikuar përpallë PS në 6 mars dhe të bëjmë të mundur të fitojmë në disa bashki. Mund të flitet, aludohet apo mund të kemi dhe negociata në rrafshin qoftë vendor në të dyja strukturat e PD, por unë i qëndroj mendimit tim që se kemi luksin të hyjmë të përçarë në këto zgjedhje sepse nuk e kemi luksin dhe duhet të kujtojmë se kundërshtari jonë i vetëm është Edi Rama.
Zgjidhja vjen vetëm që të dyja palët të kenë një pakt të armëpushimit dhe demokratët të bëhen të gjithë bashkë për të arritur fitoren dhe më pas grupi tjetër le të vazhdojë me pretendimet e tij dhe luftën ndaj Bashës nëse duan. Shpresoj përsëri që do i thërresin arsyes sepse ka kohë të paktën deri në 31 janar datë kur duhet të dorëzohen emrat e kandidatëve. Zgjedhjet vendore kanë një specifikë të veçantë që PD e ka atë qartë kush mund të jenë kandidatët potencialë për të dalë një kandidat për të bërë të mundur fitoren në 6 mars.



