
Një peshkarexhë është mbytur mesnatën e së martës në ujërat e Adriatikut, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë goditja nga njëri prej trageteve të linjës Durrës-Bari. Ngjarja ka ndodhur rreth 4 milje larg portit të Durrësit, ndërsa 3 peshkatarët, dy durrsakë dhe një egjiptian arritën të largoheshin në kohë nga anija duke përdorur një mjet të vogël shpëtimi



