Përplasjet nëpër KZAZ/ KQZ: Para drejtësisë kryebashkiakët që pengojnë procesin zgjedhor

Përplasjet nëpër KZAZ/ KQZ: Para drejtësisë kryebashkiakët që pengojnë procesin zgjedhor

KQZ ka ripërsëritur sot kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprime që pengojnë administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Disa kryetarë bashkie me shkresa drejtuar KZAZ-ve kanë kërkuar, lirimin e menjëhershëm të ambienteve ku janë vendosur Vendet e Numërimit të Votave të Zonave të administrimit Zgjedhor, të caktuara me vendime nga KQZ, si edhe ndërprerjen e veprimeve për afishimin e listave të zgjedhësve në institucionet arsimore parashkollore dhe parauniversitare (çerdhe, kopshte, shkolla), në administrim dhe pronësi nga këto bashki”, vijon deklarata.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vlerëson se këto kërkesa janë në tejkalim të kompetencave, të drejtave dhe detyrave të njohura nga Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”.

Në vijim të deklaratës së datës 14.06.2019, KQZ ripërsërit kërkesën për të reflektuar dhe shmangur veprime që pengojnë administrimin e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019, veprime të cilat cenojnë kompetencat dhe të drejtën e KQZ-së dhe KZAZ-ve, pjesë e administratës së saj, në ushtrimin e funksioneve administrative publike të parashikuar nga Kodi Zgjedhor dhe legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë”, ka theksuar KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, çdo kërkesë apo veprim për të cilat, Ligji 139/2015, nuk i parashikon në kompetencë Organeve të Qeverisjes Vendore, të cilat shkelin në thelb Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe parimet e përgjithshme parashikuar në nenin 3 të tij, i konsideron cenim të veprimtarisë institucionale, marrëdhënieve juridike të vendosura me ligj, mospërmbushje të rregullt të detyrës nga ana e tyre, me pasoja të rënda për interesat e zgjedhësve dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të datës 30 qershor 2019, dhe do t’i drejtohet organeve kompetente për të garantuar zbatimin e ligjit”, ka shtuar KQZ.

KQZ kujtojnë se, “veprime të tilla përbëjnë vepër penale sipas nenit 248 “Shpërdorim i detyrës”, nenit 325 “Pengimi i subjekteve zgjedhore” dhe nenit 326/a “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Penalizimi për këto vepra, është edhe shkak për moszgjedhje/mosemërim në funksionet publike, sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” (dekriminalizimi)”.

“Duke kërkuar mos ndërhyrjen për çështje që janë kompetencë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shprehim besimin për angazhimin në përputhje me misionin e vetëqeverisjes vendore për të siguruar qeverisje të efektshme, efikase dhe në një nivel sa më afër qytetarëve nëpërmjet respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të sanksionuara në Kushtetutë dhe ligje të tjera”, thuhet në deklaratën e bërë nga zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy