Mallra kontrabandë nga Kakavija, arrestohet drejtuesi i furgonit dhe doganieri

Mallra kontrabandë nga Kakavija, arrestohet drejtuesi i furgonit dhe doganieri

Finalizohet një operacion i policisë së Gjirokastrës i koduar “Artikujt”, për goditjen e kontrabandës me mallra, duke vënë në pranga një person dhe një doganier.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. G., 50 vjeç, banues në Fier dhe Th. K., 39 vjeç, banues në Kakavije, me detyrë doganier në Pikën Doganore Kakavije.

50-vjeçari F. G., u arrestua pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, duke drejtuar automjetin tip furgon, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan mallra të ndryshme ushqimore dhe industriale, medikamente mjekësore dhe një sasi nafte, pa dokumentacionin përkatës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi F. G., i kishte kaluar këto mallra nëpërmjet Pikës Doganore Kakavijë, pa kryer veprimet përkatëse.

Në vijim të veprimeve u arrestua edhe shtetasi Th. K., me detyrë doganier në këtë pikë doganore, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin F. G., për të kaluar mallrat, pa kryer veprimet doganore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, mallrat e kontrabanduara, 3350 euro dhe 3 aparate celulare.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë Gjirokastër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilët akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy