Raporti i publikut me median, Komnino e krahason me eksperimentin e qenit të Pavlovit (VIDEO) 

Raporti i publikut me median, Komnino e krahason me eksperimentin e qenit të Pavlovit (VIDEO) 

Gazetarja Entela Komnino foli në emisionin “Arnautistan” në lidhje me marrëdhënien e publikut me produktin mediatik, ku së fundmi kemi praninë e botës online, që prodhon të ardhura pa filtra. 

Komnino solli shembullin e eksperimentit të qenit të Pavlovit, duke parashtruar diskutimin nëse ishte Pavlovi që e mësoi qenin të hante pasi ndizej drita, apo anasjelltas. 

Me ironi, ajo u shpreh se “kam frikë se ata që po bëjnë shumë lekë nga kjo punë, s’e dinë kush është Pavlovi dhe qeni!”. 

Unë mendoj që pika e parë, siç po ndodh me televizionet në botë, në momentin që një tufë me produksione të reja, moderne, bëhen të besueshme kur i ngjiten një stacioni serioz dhe kjo po ndodh në botë. 

Unë do doja ta mbyllja me një tregim me humor që e bëjnë nëpër rrethet e kritikëve të medias në Perëndim, për faktin që pyesin nëse: Është Pavlovi ai që e mësoi qenin të hajë kur ndizet drita, apo qeni mësoi Pavlovin që të ndezë dritën kur ka për t’i dhënë?! 
Marrëdhënia e publikut me produktin mediatik është shumë interesante. Para pak kohësh është matur me këtë marrëdhënie qendrore të një ndërmarrje mediatike, në raport me publikun dhe politikën e atij vendi. Kurse kemi arritur në një moment që po të përpiqemi ta zbërthejmë këtë, kam frikë se ata që po bëjnë shumë lekë nga kjo punë s’e dinë fare kush është Pavlovi dhe qeni!
”. 

Më herët Komino foli mbi një artikull të sajin, ku tregon se janë bërë 65 vjet që nga momenti që ka lindur transmetimi televiziv në Shqipëri, proces ku sipas saj vendi ynë s’ka qenë i vonuar në raport me vendet e zhvilluara.

Datat janë qëmtuar nga Arkivi i Shtetit, me një skemë të hartuar përmes autorësh gjermanë, të cilët rekomandojnë që kur ti do të zbulosh një fenomen siç ishte televizioni në atë kohë, duhet të kesh parasysh disa kritere. Nga dëshmitarët që ishin akoma gjallë, u morën si dëshmues të datave, aq sa mund të mblidheshin datat.

Transmetimi i parë është bërë në periudhën e vitit 1960. Ka filluar dhe është quajtur fazë eksperimentale. Ka qenë një transmetim me rreze 20 km, rrotull Tiranës, me aparatura të dhuruara, që kushtuan 2 milionë rubla, këto janë elementë që ndodhen në dosjen e televizionit, në Arkivin e Shtetit. Në nëntor të 81-shit ke transmetimin e parë me ngjyra”.

E pyetur nëse më të vonuar në raport me vendet e zhvilluara, Komnino thotë: “Jo më të vonuar, pak a shumë në të njëjtat faza”.  
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy