Nard Ndoka është aleati i parë që reagon në lidhje me rezultatet e deritanishme.
Ndoka, i cili kandidon në Shkodër në listën e PD-së, dhe ndodhet në kufirin mes fitores dhe humbjes, ka shprehur shqetësimin e tij për procesin dhe standardet.
“Në këto zgjedhje, përveç shpirtit të demokratëve, çdo gjë tjetër është blerë. Turp, ky nuk është proces, as standard, as demokraci”, shkruan Ndoka.



