Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotme në Shëngjin të Lezhës. Raportohet se autorët të cilët po udhëtonin me motor në afërsi të lagjes ‘Xhenjo’ kanë qëlluar në drejtim të një automjeti, por fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar.
Menjëherë pas ngjarjes të dyja palët janë larguar nga vendi i ngjarjes, por automjeti i qëlluar është ndaluar në Kryebushat të Shkodrës nga policia, pasi kanë parë shenjat e plumbave.
Ndërkohë që ende nuk janë bërë më dije emrat e personave të përfshirë në këtë ngjarje policia është vënë në ndjekje të autorëve për të bërë arrestimin e tyre.



