E rrallë në Greqi, 48-vjeçari dorëzon paratë e gabitura në bankë 25 vite më parë

E rrallë në Greqi, 48-vjeçari dorëzon paratë e gabitura në bankë 25 vite më parë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin grek, ku një 48-vjeçar është penduar pas 25 vitesh për një grabitje të kryer në një bankë. Sipas mediave greke, autori i kësaj grabitje ështëë penduar për veprimin që ka bërë dhe ka vendosur të kthejë paratë e vjedhura.

48-vjeçari që atë kohë kishte arritur të grabiste shumën prej 450,000 dhrahmi nga arkëtari i bankës. Pas disa vitesh, 48-vjeçari mendoi se kishte ardhur koha që të kërkonte falje në mënyrën e tij dhe të kthente shumën prej 1,330 euro në bankë përmes Policisë.

I sikletosur, ai dyshohet se u shpjegoi oficerëve të policisë arsyet që e çuan atë të bënte këtë rrëfim shumë vite më vonë. Për grabitjen specifike të vitit 1996, informacioni thotë se Autoritetet e Sigurimit kishin identifikuar një person tjetër si të përfshirë, i cili përfundimisht doli se nuk ishte ai fajtori.

Mediat, raportojnë se 48-vjeçari përshkroi në detaje se si e kreu grabitjen, duke pretenduar se ishte i vetëm. Ai i dha arkëtarit një shënim në të cilin deklaroi se mbante një pistoletë dhe nën këtë kërcënim, ai arriti të nxirrte paratë. Motivi i grabitjes ishte për shkak të bixhozit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy