Më 6 tetor nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Më 6 tetor nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Duke nisur nga data 6 tetor hapen aplikimet për lotarinë amerikane, pjesë e programit DV-2023. Ambasada Amerikane me anë të një postimi, njofton se aplikimet do të zgjasin deri me datë 9 nëntor.

Kështu, shqiptarët e interesuar për të fituar lotarinë e për të emigruar atje, kanë më shumë se katër javë kohë për të bërë aplikimin, që çelet në datën 6 tetor, në orën 12:00 deri me 9 nëntor 2021, në mesditë, ora 12:00

Janë gati 4 javë në dispozicion të atyre që duan të aplikojnë. Kriteri bazë është mbarimi i shkollës së mesme, ndërsa prej dy vitesh, aplikantët duhet të jenë të pajisur me pasaportë jo vetëm me kartë identiteti.

Kjo është adresa që do të jetë në dispozicion të të interesuarve. https://al.usembassy.gov/sq/visas-sq/immigrant-visas-sq/diversity-visa-sq/

Programi i Lotarisë Amerikane

Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Lexoni Kujdesin ndaj Mashtrimit këtu (në Anglisht).

Plotësojeni vetë aplikimin tuaj. Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas.

Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2023

Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2023 do të rifillojë të mërkurën, më 6 tetor 2021 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 9 nëntor 2021, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5).

DV-2023 Udhëzimet në Anglisht (PDF 273 KB)

DV-2023 Udhëzimet në Shqip (PDF 406 KB)

Shikoni këtë faqe për një vështrim të përgjithshëm të programit të Vizave të Shumëllojshmërisë, si dhe udhëzimet hap pas hapi për t’ju ndihmuar se si të plotësoni një aplikim për t’u regjistruar për Lotarinë. Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Informacion mbi Programin e Vizave të Shumëllojshmërisë

Vizitoni faqen e internetit të Programi të Vizave të Shumëllojshmërisë (në Anglisht) për informacion mbi:

Njoftime të rëndësishme mbi mashtrimet (në Anglisht)

Punët që kualifikohen për programin e Shumëllojshmërisë (në Anglisht)

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy